[VIDEO] Derbi i ‘nxehtë’ Tottenham – Liverpool, me fillim të pjesës së dytë shënohen tre gola

28.01.2021

Me fillim të pjesës së dytë ka filluar derbi të bëhet i nxehtë në përballjen e Tottenham ndaj Liverpool. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Liverpooli i ka shënuar gol Tottenhamit, ku golashënuesi ishte Roberto Firmino. Ndërsa më interesant ka filluar të bëhet pjesa e dytë, ku u shënuan dy gola të shpejtë. […]

[VIDEO] Derbi i ‘nxehtë’ Tottenham – Liverpool, me fillim të pjesës së dytë shënohen tre gola Foto: Ilustrim

Me fillim të pjesës së dytë ka filluar derbi të bëhet i nxehtë në përballjen e Tottenham ndaj Liverpool.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Liverpooli i ka shënuar gol Tottenhamit, ku golashënuesi ishte Roberto Firmino.

Ndërsa më interesant ka filluar të bëhet pjesa e dytë, ku u shënuan dy gola të shpejtë.

Fillimisht Liverpooli me anë të Trent Alexander Arnold gjeti golin e dytë, për 0-2, por Pierre-Emile Hoejbjerg me gol shumë të bukur në minutën e 49’ realizoi për 1-2.

Ndërsa goli i tretë erdhi nga Sadio Mane në minutën e 65′ për 1-3.