Valon Berisha mungon ndaj Suedisë për shkak të lëndimit

27.03.2021

Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Kombëtaren e Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen që pritet të […]

Valon Berisha mungon ndaj Suedisë për shkak të lëndimit Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Kombëtaren e Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen që pritet të zhvillohet nesër.

Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars.