Trepça dhe Bashkimi në finalen e madhe të Kupës së Kosovës

05.02.2025

Spektakël i basketbollit kosovar më 12 shkurt në Prishtinë

Trepça dhe Bashkimi në finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Kosova po pret një ngjarje të madhe sportive. Finalja e ProCredit Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00. Përballë do të jenë dy skuadrat më të mira të këtij sezoni, Trepça dhe Bashkimi, të cilat kanë treguar një formë të shkëlqyer gjatë gjithë rrugëtimit nëpër këtë kompeticion.

Trepça, me synim të vazhdojë dominimin

Trepça vjen në këtë ndeshje si kampione në fuqi dhe me një seri prej tre fitoresh radhazi në këtë kupë. Skuadra nga Mitrovica synon të vazhdojë dominimin e saj në basketbollin kosovar dhe të fitojë trofeun për të katërtën herë radhazi.

Bashkimi, me shpresë për t’u rikthyer te trofeu pas 23 vitesh

Nga ana tjetër, Bashkimi vjen me një motivim të madh për të thyer hegjemoninë e Trepçës. Skuadra nga Prizreni ka treguar një lojë të bukur dhe efikase gjatë këtij sezoni dhe shpreson të fitojë trofeun e Kupës për herë të parë pas vitit 2001.

FBK po bën përgatitjet e fundit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që kjo finale të jetë një spektakël i vërtetë i basketbollit. FBK po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës, dy klubet finaliste dhe të gjitha grupet e interesit, në mënyrë që organizimi të jetë sa më i mirë i mundshëm.

Thirrje për tifozët

FBK ka bërë thirrje te tifozët që të respektojnë rregullat dhe të mos ketë incidente, në mënyrë që kjo finale të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Etiketat

Ofertat e fundit