Trajneri i Bayernit i mahnitur me Chiesan, por thotë se kushton shumë

12.07.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar finalja e madhe e Kampionatit Evropian “Euro 2020” ndërmjet Italisë dhe Anglisë. Kombëtarja e Italisë arritën që të fitojnë për herë të dytë titullin e Kampionatit Evropian. Për këtë fitore natyrisht që të gjithë lojtarët italian kontribouan, që nga minuta e parë e deri tek penalltitë. Azzurët arritën fitore […]

Trajneri i Bayernit i mahnitur me Chiesan, por thotë se kushton shumë Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar finalja e madhe e Kampionatit Evropian “Euro 2020” ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

Kombëtarja e Italisë arritën që të fitojnë për herë të dytë titullin e Kampionatit Evropian.

Për këtë fitore natyrisht që të gjithë lojtarët italian kontribouan, që nga minuta e parë e deri tek penalltitë.

Azzurët arritën fitore në penalltitë, ku anglezët i shënuan vetëm dy prej tyre.

Lojtari italian, Federico Chiesa ishte njëri ndër lojtarët që ka shkëlqyer në këtë kampionat.

Natyrisht se paraqitja e tij tejet e shkëlqyer kishte rënë në sy të shumë klubeve të mëdha evropiane.

Chiesa ishte lidhur me një transferim në Bundesligë, tek klubi gjerman, Bayern Munich dhe për këtë ka folur edhe trajneri aktual i këtij klubi, Julian Nagelsmann.

Nagelsmann e ka pranuar se do të dëshironte një lojtar të tillë në klub siç është Chiesa, por ai thotë se 23-vjeçari italian kushton shumë.

Nagelsmann ka shtuar se Chiesa ka një energji të shkëlqyer dhe një dinamizëm të jashtëzakonshëm, driblon dhe është gjithmonë në kërkim të golit.

“Chiesa është një futbollist fantastik, por kushton shumë. Ai ka një energji të shkëlqyer dhe një dinamizëm të jashtëzakonshëm.

Driblon dhe është gjithmonë në kërkim të golit, ai është shumë i shpejtë dhe një finalizues shumë i mirë, por sa keq që kartoni i tij kushton shumë”, deklaroi trajneri i Bayernit.