Trajneri i Barcelonës: Pavarësisht humbjeve, ne jemi duke u përmirësuar

26.10.2021

Aktualisht, Barcelona renditet në pozitën e nëntë në renditjen tabelare me gjithsej 15 pikë. Por pavarësisht kësaj, në konferencën për media, para ndeshjes së nesërme me Rayo Vallecanon, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se klubi që ai drejton po shkon drejt përmirësimit. Koeman ka shtuar se nuk duhet të shikohet një rezultat, megjithatë […]

Trajneri i Barcelonës: Pavarësisht humbjeve, ne jemi duke u përmirësuar Foto: Ilustrim

Aktualisht, Barcelona renditet në pozitën e nëntë në renditjen tabelare me gjithsej 15 pikë.

Por pavarësisht kësaj, në konferencën për media, para ndeshjes së nesërme me Rayo Vallecanon, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se klubi që ai drejton po shkon drejt përmirësimit.

Koeman ka shtuar se nuk duhet të shikohet një rezultat, megjithatë e kupton zhgënjimin e humbjes nga Real Madridi, duke shtuar se dëshiron ta shijoj atmosferën që ishte në stadium, por sidoqoftë e pranon se gjërat varen nga rezultatet.

Tekniku holandez, 58-vjeçari është pyetur nëse klubi katalonas, Barcelona është në një kohë të vështirë për shkak të rezultateve të marra e kryesisht ndaj skuadrave të mëdha, ai ka theksuar se tek skuadrat e mëdha gjithmonë është i pranishëm presioni.

Po ashtu, Koeman ka thënë se nesër do të përballen me Rayo, rival ky që i bëri gjërat të vështira sezonin e kaluar në Copa del Rey.

Megjithatë, sipas tij ata duhet të vazhdojnë në përputhje me ndeshjet e fundit në të cilat kanë bërë gjërat mirë.

“A jeni në një kohë të vështirë? Varet nëse fiton apo jo, në skuadrat më të mëdha ka më shumë presion. Ancelotti ka qenë në shumë klube dhe ai e di atë në mënyrë përfekte, ai di ta mbajë atë dhe po, kemi folur për këtë dhe ai më inkurajoi”, u shpreh Koeman