Të premtën KB Ylli kundër KB Rahovecit

Të premtën, klubi i qytetit, KB Golden Eagle Ylli do të përballet përsëri me KB Rahovecin nga ora 19:00, në Suharekë.

Dje KB Ylli pësoi humbje ndaj Rahovecit me një rezultat të ngushtë 96-93, po ashtu dje ishte edhe ndeshja e parë në fazën e PlayOff në gjysmëfinale.

Të premtën zhvillohet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale, me të njejtin ekip si dhe në të njejtin vend (Palestra Sportive “13 Qershori”).

Kujtojmë se dy klubet, Rahoveci dhe Ylli janë përballur mes vete katër herë, si dhe nga katër ndeshje të zhvilluara të dyja ekipet kanë nga dy fitore të shënuara.

Ekipet: KB Golden Eagle Ylli vs. KB Rahoveci;
Data: E premte, 26.04.2019;
Ora: 19:00;
Vendi: Palestra sportive “13 Qershori” – Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.