Të dielën ndeshje interesante në Superligë, Malisheva – Ballkani

24.09.2021

Në fundjavën e kaluar u zhvilluan ato të xhiros së 5-të, ku në ato ndeshje u dhuruar spektakël në futboll. Kështu duke u bazuar në ndeshjet e pesë xhirove të mëparme, pritet që edhe takimet e xhiros së gjashtë do të jenë tejet interesante. Klubet veçse kanë filluar seancat e stërvitjeve për këto ndeshje në […]

Të dielën ndeshje interesante në Superligë, Malisheva – Ballkani Foto: Ilustrim

Në fundjavën e kaluar u zhvilluan ato të xhiros së 5-të, ku në ato ndeshje u dhuruar spektakël në futboll.

Kështu duke u bazuar në ndeshjet e pesë xhirove të mëparme, pritet që edhe takimet e xhiros së gjashtë do të jenë tejet interesante.

Klubet veçse kanë filluar seancat e stërvitjeve për këto ndeshje në mënyrë që të dalin sa më të përgatitur dhe me rezultat të mirë si në paraqitje ashtu edhe në gola.

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Malishevës dhe Ballkanit që zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00 në stadiumin “Liman Gegaj”.

Po ashtu, ndeshje tejet interesante do të jetë edhe derbi lokal, ku do të takohen Drita – Gjilani, të shtunën me fillim prej orës 15:00, në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Gjithashtu, gjatë kësaj xhiro do të zhvillohen edhe ndeshja Feronikeli – Prishtina, të dielën në Drenas me fillim prej orës 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Në xhiron e 6-të nesër (e shtunë) do të zhvillohen edhe takimet Ulpiana Dukagjini me fillim prej orës 15:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë si dhe ndeshja Llapi – Drenica me fillim prej orës 15:00 në stadiumin e Merdares.