Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita

18.04.2021

Gjatë kësaj fundjave vazhdon Superliga e Kosovës në futboll me ndeshje tejet ineresante. Xhiro e 29-të në këtë kompeticion ka sjellur duele tejet interesante. Dy pretendentët për titullin e kampionit, Drita dhe Ballkani do të kenë udhëtime të vështira. Dueli i parë do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit. “Nikli” mundi Prishtinën para dy xhiros, […]

Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj fundjave vazhdon Superliga e Kosovës në futboll me ndeshje tejet ineresante.

Xhiro e 29-të në këtë kompeticion ka sjellur duele tejet interesante.

Dy pretendentët për titullin e kampionit, Drita dhe Ballkani do të kenë udhëtime të vështira.

Dueli i parë do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit.

“Nikli” mundi Prishtinën para dy xhiros, gjë që tregon kapacitetin e tyre, ata do të kërkojnë ta bëjnë të njëjtën edhe ndaj Ballkanit dhe në rast se e arrijnë, rrugëtimi i Ballkanit për titullin do të komplikohej më shumë.

Ballkani qëndron në pozitën e tretë me 58 pikë, tre më pak se lideri Drita.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në Mitrovicë, ku përballë do ta ketë skuadrën e papërshtatshme Trepçën ’89.

Gjilanasit mbajnë pozitën e parë me 61 pikë, dy më shumë se Prishtinasit dhe tre më shumë se Ballkani.

Trepça me përforcimet e reja, do të kërkojë të “prish punë” në këtë situatë.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen me fillim prej orës 15:00.