Superliga e Kosovës, Prishtina triumfon në kryeqytet ndaj Arbërisë

17.04.2021

Sot janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshje interesante ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Arbërisë. Prishtinasit shënuan fitore me rezultat 2-0, ku golashënuesit ishin Mankenda dhe Besnik Krasniqi. Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga Prishtina që mori një fitore me shumë vlerë ndaj Arbërisë. […]

Superliga e Kosovës, Prishtina triumfon në kryeqytet ndaj Arbërisë Foto: Ilustrim

Sot janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshje interesante ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Arbërisë.

Prishtinasit shënuan fitore me rezultat 2-0, ku golashënuesit ishin Mankenda dhe Besnik Krasniqi.

Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga Prishtina që mori një fitore me shumë vlerë ndaj Arbërisë.

Ndërsa për Arbërinë kjo ndeshje ishte edhe një tjetër rezultat negativ, gjë që i zbeh shpresat e saj për mbijetesë.