Superliga e Kosovës, Drenica e mposht Ballkanin

Superliga e Kosovës, Drenica e mposht Ballkanin
Çlirim Gashi

02.05.2021 / Sport

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.

Drenica ka bërë befasinë duke mposhtur Ballkanin (2 – 1), derisa Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim te Llapi (1 – 3).

Prishtina ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjes kundër llapjanëve dhe me plotë meritë mori pikët e plota.

Mankenda realizoi gol të bukur për të zhbllokuar rezultatin (15′), por Llapi u përgjigj shpejtë përmes Aliu (18′).

Në fundin e pjesës së parë, Bekteshi shënoi me kokë për të rikthyer epërsinë (40′).

Fitoren e bardhëkaltërve e vulosi sulmuesi Oto John (63′).

Me këtë fitore, Prishtina merr kreun e Superligës me 69 pikë, derisa Llapi renditët në pozitën e pestë me 39 sosh.

Nga ana tjetër, Drenica ka bërë befasinë e fundjavës duke triumfuar në Skenderaj ndaj Ballkanit.

Uka shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë vendasve (20′), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa, ishte sërish Drenica që shënoi e parë, por këtë herë realizues ishte Dennison (50′).

E tëra që mundi të bënte Ballkani, ishte goli i nderit i realizuar nga Zeka (51′).

Pas kësaj humbje, Ballkani zbret në pozitën e tretë me 67 pikë, derisa Drenica ngritët në pozitën e gjashtë me 38 sosh.

RAPORTO