Super Kosova mposht Turqinë

Super Kosova mposht Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset për Kampionatin Evropian 2021, duke mposhtur Turqinë, me rezultat 2-0.

Vashat e Kosovës dhe ato të Turqisë, u përballen sonte në tempullin “Fadil Vokrri” në sfidën e parë të kualifikueseve për EURO 2021.

Të përzgjedhurat e Aferdita Fazliu kanë bërë një super-paraqitje, duke qenë skuadër dominuese në terrën, dhe duke arritur fitore historike në kualifikueset për Evropianin e ardhshëm.

Vashat tona gjatë terë ndeshjes, e kanë kontrolluar lojë më mirë në terren se skuadra turke.

Pas 33 minutave lojë, ndezet stadiumi “Fadil Vokrri”, kur Modesta Uka zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0.

Futbollistet tona nuk u ndalën më kaq, dhe përmes Liridon Syla gjetën edhe golin e dytë, rezultat më të cilen skuadrat shkuan në pushim.

Lojë mjaft e mirë është zhvilluar edhe në 45-minutëshin e dytë. Kosova luajti mjaft mirë edhe në fraksionin e dytë, krijoj disa raste të mira, por që gola më nuk kishte.

Përfundimisht Kosova arrin fitoren e madhe në ndeshjen e parë të Grupit A, duke mposhtur Turqinë, dhe duke arkëtuar trepikëshin e parë, e duke bërë hapin e madh për kualikim në Evropianin e ardhshëm. 

RAPORTO