Starton xhiro e fundit në sezonin vjeshtor në Superligë, nesër ndeshje interesante në Suharekë

11.12.2021

Kjo xhiro do të fillojë sot me tri ndeshje tejet interesante që janë në program. Kryendeshja e ditës do të zhvillohet në Lipjan, ku Llapi është nikoqir i klubit të Prishtinës. Dy skuadrat rajonale kanë mbetur mbrapa treshes së parë dhe duan fitore në mënyrë që të qëndrojnë në garë për titullin e kampionit. Po […]

Starton xhiro e fundit në sezonin vjeshtor në Superligë, nesër ndeshje interesante në Suharekë

Kjo xhiro do të fillojë sot me tri ndeshje tejet interesante që janë në program.

Kryendeshja e ditës do të zhvillohet në Lipjan, ku Llapi është nikoqir i klubit të Prishtinës.

Dy skuadrat rajonale kanë mbetur mbrapa treshes së parë dhe duan fitore në mënyrë që të qëndrojnë në garë për titullin e kampionit.

Po ashtu, vëmendja është edhe në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ulpianës.

Gjilanasit pas dy fitoreve radhazi duan edhe të tretën që të dimërojnë më të qetë, derisa lipjanasit synojnë t’i befasojnë përsëri si në ndeshjen e parë kur i ndalën në barazim.

Ndërsa takimi i fundit për ditën e sotme në kuadër të xhiros së 18-të është edhe ajo e cila luhet në Drenas, ku takohen skuadrat rajonale Feronikeli dhe Drenica.

Superliga e Kosovës – Xhiro e 18-të

E shtunë
13:00 Llapi – Prishtina
13:00 Drita – Ulpiana
13:00 Feronikeli – Drenica

E diel
13:00 Malisheva – Dukagjini
13:30 Ballkani – Gjilani

Etiketat