Sot ndeshje “jetike” për Yllin

Sot, klubi i qytetit, KB Golden Eagle Ylli do të përballet përsëri me KB Rahovecin nga ora 19:00, në Suharekë, ku kjo ndeshje është “jetike” dhe duhet përkrahje në maksimum për lojëtarët.

“Tpremten zhvillojmë përsëri lojë kundër KB Rahovecit dhe përsëri në Suharekë, siç e dini kjo ndeshje është jetike, prandaj ju ftojmë masovikisht i madh e i vogel në përkrahje të lojtarëve”, bën thirrje Xhebrailat.

Të martën KB Ylli pësoi humbje ndaj Rahovecit me një rezultat të ngushtë 96-93, po ashtu të martën ishte edhe ndeshja e parë në fazën e PlayOff në gjysmëfinale.

Sot zhvillohet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale, me të njejtin ekip si dhe në të njejtin vend (Palestra Sportive “13 Qershori”).

Kujtojmë se dy klubet, Rahoveci dhe Ylli janë përballur mes vete pesë herë, si dhe nga pesë ndeshje të zhvilluara, KB Rahoveci ka 3 fitore ndërsa KB Golden Eagle Ylli ka dy fitore të shënuara.

“Ne besojmë tek ky ekip, nëse ky grup ka ditur të na përfaqësoj për 8 muaj denjësisht, te na gëzojë e të brohorasim deri në sekondën e fundit, atëher nesër nuk e meritojnë ti lëmë në momentet kur i duhemi më së shumti që ta jetojmë ëndrrën së bashku”.

Xhebrailat mblidhen tek fusha e basketit (shkolla 7 marsi) prej orës 18:00, ku prej aty vazhdojmë drejt palestrës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.