Sot ndeshja Kosova kundër Danimarkës

21.03.2019

Sot, Kombëtarja e Kosovës, përballet me kombëtaren e Danimarkës në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, ku kjo ndeshje do të jetë miqësore para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020. Ndeshja miqësore do të zhvillohet sot më 21 mars 2019, ku kombëtarja e Kosovës është vendas, e cila zhvillohet në ora 19:00, tek stadiumi “Fadil […]

Sot ndeshja Kosova kundër Danimarkës Foto: Ilustrim

Sot, Kombëtarja e Kosovës, përballet me kombëtaren e Danimarkës në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, ku kjo ndeshje do të jetë miqësore para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet sot më 21 mars 2019, ku kombëtarja e Kosovës është vendas, e cila zhvillohet në ora 19:00, tek stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshje miqësore, para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë, e cila zhvillohet sonte nga ora 19:00, do të hapen në ora 17:00.

Kosova në ndeshjen ndaj Danimarkës pritet të startojë me skemën e zakonshme 4-2-3-1 dhe në ndeshjet miqësore Challandes ka të drejtë të bëj deri në 6 zëvendësime, ku pritet edhe debutimi i Florent Hasanit.

Formacioni i mundshëm i Kosovës
Aro Muric, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Benjamin Kololli, Herolind Shala, Besar Halimi, Arbër Zeneli, Bersant Celina, Milot Rashica, Vedat Muriqi.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Rregullat:
1. Dyert e stadiumit hapen në ora 17:00.
2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 17:00 për të shmangur tollovinë.
3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
5. Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
6. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.