Sot ndeshja e madhe Mali i Zi pret Kosovën

Sot Kombëtarja e Kosovës përballet me Kombëtaren e Malit të Zi në stadiumin e qytetit Podgoricë, ku kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për rrugëtimin e Kosovës drejt Euro2020.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot më 7 Qershor, ku Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire, ndeshja fillon nga ora 20:45, tek stadiumi i qytetit Podgoricë.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për shkak që kjo ndeshje na dërgon drejt Euro2020.

‘Dardanët’ besojnë në fitore kundër Malit të Zi, tifozët e Kosovës nuk do të jenë të pranishëm pasi që ka marrur dënim nga UEFA.

Dardanët e prirë nga Bernard Challandes edhe në stërvitjen e fundit kanë qenë me disponim shumë të mirë, teksa e presin me entuziazëm ndeshjen me synimin për ta vazhduar ciklin e rezultateve pozitive.

Në konferencën për media, Challandes, ka theksuar se pret një ndeshje të vështirë, duke pasur parasysh përvojën që ka kombëtarja malazeze, por edhe rangimin që ajo ka në renditjen e FIFA-s. “Si Kosovë ne jemi të ranguar në vendin e 127 të FIFA-s, kurse Mali i Zi në pozitën e 51-të dhe kjo ndoshta është mënyra më e mirë që e tregon dallimin ndërmjet këtyre dy kombëtareve”.

Për neve do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por edhe mjaft interesante. Fakti që kjo ndeshje do të luhet pa tifozë dhe kjo nuk është gjë e mirë për futbollin sepse futbolli është spektakël dhe mungesa e tifozëve do të thotë se nuk do të jetë lehtë as për ne dhe as për Malin e Zi.

Ai ka thënë se mungesa e tre lojtarëve titullarë Valon Berishës, Herolind Shalës dhe Hekuran Kryeziut ia ka vështirësuar dukshëm punët, por ka thënë se si trajner duhet të flasë më shumë për futbollistët që ka në dispozicion dhe të gjejë zëvendësimet adekuate për këto mungesa. 

Së bashku vazhdojmë ëndrrën. Së bashku me Luanët tanë. Së bashku drejt Europianit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.