Sot derbi në Superligën e basketbollit, KB Peja – KB Golden Eagle Ylli

25.02.2021

Në këtë mesjavë po zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll. Dy sfida tashmë janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme, ku ndeshja e parë u luajt ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Vëllaznimi ka shënuar fitore në kryeqytet me rezultat 74:86 (13:19, 24:24, 21:24, 16:19). Ndërsa dje u luajt edhe ndeshja Rahoveci – […]

Sot derbi në Superligën e basketbollit, KB Peja – KB Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Në këtë mesjavë po zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Dy sfida tashmë janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme, ku ndeshja e parë u luajt ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Vëllaznimi ka shënuar fitore në kryeqytet me rezultat 74:86 (13:19, 24:24, 21:24, 16:19).

Ndërsa dje u luajt edhe ndeshja Rahoveci – Trepça, ku mitrovicasit shënuan fitore si mysafire ndaj vreshtarëve me shifrat 67:78 (18:26, 14:16, 21:16, 14:20).

Po ashtu gjatë ditës së sotme zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante në kuadër të kësaj jave.

Vëmendjen e merr derbi në Pejë, ku do të përballet Peja ndaj Golden Eagle Yllit.

Kjo ndeshje luhet në palestrën sportive “Karagaq” me fillim prej orës 17:00.

Këto dy skuadra pasi nuk arritën të fitojnë Kupën, do të përqendrohen 100% në kampionat, me synimin për të triumfuar në fund. Pejanët ndodhen në vendin e tretë me 31 pikë, kurse suharekasit janë në vendin e parë me një pikë më shumë.

Po ashtu sot me fillim prej orës 15:00 zhvillohet edhe ndeshja Ponte Prizreni ndaj Bashkimit, të vetmet që nuk kanë ndërruar trajnerët në këtë edicion. Ponte ndodhet në pozitë më të mirë, pasi ka grumbulluar 32 pikë, kurse Bashkimi ka 29, dhe synon “Play-off”-in.