Sonte ndeshja Gjeorgjia – Kosova

02.09.2021

Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”. Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gjeorgjisë do të takohen me fillim prej orës 18:00 në Batumi. Dardanët” dje kanë zbarkuar në tokën e Gjeorgjisë ku edhe kanë mbajtur seancën e fundit para duelit të sotëm. Kosova e ka […]

Sonte ndeshja Gjeorgjia – Kosova Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gjeorgjisë do të takohen me fillim prej orës 18:00 në Batumi.

Dardanët” dje kanë zbarkuar në tokën e Gjeorgjisë ku edhe kanë mbajtur seancën e fundit para duelit të sotëm.

Kosova e ka filluar fushatën për kualifikimet e Kupës së Botës me dy humbje dhe ende nuk kemi marrë asnjë fitore për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes thotë së sfida me Gjeorgjinë nuk do të jetë aspak e lehtë. Ai thekson së skuadra e tij është në kërkim të tri pikëve të para.

“Të dyja ekipet jemi në kërkim të tre pikëve të para, pasi jemi në një grup të fortë me ekipe si Spanja, Suedia dhe Greqia, mund të them që ne dhe Gjeorgjia kemi kualitet të përafërte. Gjeorgjia në ndeshjet e kaluar ka pasur paraqitje të mira është mposhtur krejt në fund nga Spanja dhe ka arritur barazim ndaj Greqisë, sigurisht që ata synojnë fitoren ndaj nesh”, tha Challandes.

“Ne hyjmë në këtë ndeshje pas një forme jo edhe aq të mirë por padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjeorgjisë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimin tonë në këto kualifikime. Ne jemi në një situatë të vështirë, kemi mungesa të shumta të lojtarëve, shkaku i lëndimeve, disa lojtarë janë pa ekip dhe nuk kemi arritur ti ftojmë ndërsa disa të tjera kanë probleme shëndetësore. Kështu ne kemi vendosur të ftojmë disa emra të rinj dhe t’iu japim rastin futbollistëve të tjerë që të kemi më shumë opsione.

Mungojnë Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova pasi të dy vijnë pas një periudhe e lëndimeve, të dy janë operuar dhe nuk janë të gatshëm fizikisht për këtë duel. Gjithashtu na mungon edhe Blendi Idrizi futbollistë i Schalkes, ndërsa për shkak të situatës me COVID-19 në këtë duel do të na mungojë edhe Milot Rashica”, theksoi Challandes.

Dardanët janë të motivuar për të dhuruar paraqitje të mirë sonte, pasi që edhe përballemi me mungesa të mëdha si ajo e Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Leart Paqaradës, Milot Rashicës, Berant Celinës e Hekuran Kryeziut.