Sonte Granit Xhaka kundër Milot Rashicës

15.06.2019

Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë, do të përballen sonte me njëri-tjetrin. Kjo ndeshje organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës dhe ka karakter humanitar. Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për […]

Sonte Granit Xhaka kundër Milot Rashicës Foto: Ilustrim

Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë, do të përballen sonte me njëri-tjetrin.

Kjo ndeshje organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës dhe ka karakter humanitar.

Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro.

Biletat mund të blihen në kioskën e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë.