Sonte gjysmëfinalja e Superkupës, Golden Eagle Ylli – Trepça

03.09.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme u zhvillua ndeshja në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, kjo në kuadër të Superkupës së Kosovës, klubi basketbollistik nga Suhareka arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Deri në gjysmëfinale, KB Ylli arriti duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 93:73 (20:18, 24:11, 17:24, 32:20). Te Golden Eagle Ylli […]

Sonte gjysmëfinalja e Superkupës, Golden Eagle Ylli – Trepça Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme u zhvillua ndeshja në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, kjo në kuadër të Superkupës së Kosovës, klubi basketbollistik nga Suhareka arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Deri në gjysmëfinale, KB Ylli arriti duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 93:73 (20:18, 24:11, 17:24, 32:20).

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Brendon Radalph me 22 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Erjon Kastrati me 20 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Richaud Gittens me 27 pikë dhe Valon Bunjaku me 18 pikë dhe shtatë asistime.

Ndërsa, sonte zhvillohet gjysmëfinalja e Superkupës, ku Golden Eagle Ylli do të takohet me Trepçën.

Ndeshja e sotme zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim prej orës 19:00.

Gjithashtu, sot luhet edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Prizreni 16 dhe Pejës, me fillim prej orës 16:00.