Shaqiri pasi Zvicra u kualifikua për në Kampionatin Botëror: Granit, Breel të gjithë së bashku në Katar

16.11.2021

Në këtë ndeshje ku edhe e siguroi biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar, Xherdan Shaqiri ishte prej më të mirëve në fushë pasiqë edhe asistoi në dy gola. “Kualifikimi, ky ishte qëllimi ynë. E dinim që kishim një shans. Komplimente për ekipin për atë që bënë në këtë fushatë”. “Duhet falënderuar edhe Murin […]

Shaqiri pasi Zvicra u kualifikua për në Kampionatin Botëror: Granit, Breel të gjithë së bashku në Katar Foto: Ilustrim

Në këtë ndeshje ku edhe e siguroi biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar, Xherdan Shaqiri ishte prej më të mirëve në fushë pasiqë edhe asistoi në dy gola.

“Kualifikimi, ky ishte qëllimi ynë. E dinim që kishim një shans. Komplimente për ekipin për atë që bënë në këtë fushatë”.

“Duhet falënderuar edhe Murin (Murat Yakinin). Nuk e kishte të lehtë të ndiqte gjurmët e Vllados”.

“Shumë mungonin sot. Shpresoj se edhe ju do të kishit dashur të ishit sot këtu. I përshëndes të gjithë: Granit, Breel… Ju presim që të shkojmë të gjithë bashkë në Katar”, ka thënë Shaqiri.