Salah: Real Madrid mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka folur lidhur me ndeshjen e e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Në çerekfinale të garës me prestigjioze në botë do takohen dy skuadrat që para disa viteve u përballen në finale, ku “Los Blancos” dolën fitimtar,.

I pyetur për këtë ndeshje, egjiptiani tha se Reali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ia kanë dal mirë në këtë garë, e kanë fituar shumë herë, e kanë fituar katër herë në 10 edicionet e fundit. Janë skuadër që e pëlqen vërtetë Ligën e Kampionëve”.

Tutje, Salah zbuloi lojtarët që i pëlqejnë te “Galaktikët”, derisa tha se Zidane është një ndër idolët e fëmijërisë.

“Nuk mund të zgjedh një, shumica janë lojtarë të mirë. Hazard, kam lidhje shumë të mirë me të. Gjithashtu Modric që e njoh mirë. Nuk mund të zgjedh një sepse janë top lojtarë në top skuadër”.

“Zidane është trajner i mirë. E ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve. Është duke bërë punë të mirë me skuadrën. Ai u largua dhe pastaj u rikthye që t’i ndihmoj skuadrës të fitojë sërish trofe. Ishte një ndër idolët kur isha fëmijë. Është duke bërë punë të mirë si trajner”, përfundoi ai.

Në fund, Salah u shpreh se shpreson që të luajë në Spanjë për shumë vite.

RAPORTO