Rivaldo: Lionel Messi do të bashkohet me PSG-në

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, është i bindur se Lionel Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.

“Kjo humbje e rëndë kundër PSG do të jetë pothuajse me siguri ndeshja e fundit e Messit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën në Camp Nou”.

“[Barcelona nuk mund t’i japë Messit ] mundësinë reale për të luftuar për trofe të mëdhenj”.

“E ardhmja e tij do të jetë PSG , madje edhe më shumë duke pasur parasysh paraqitjen e tij në Camp Nou”.

“Ata janë një ekip që mund t’i japë atij mundësinë për të vazhduar të fitojë trofe”, ka thënë Rivaldo për Betfair.

RAPORTO