Renditja tabelare në Superligë pas xhiros së parë, Golden Eagle Ylli në vendin e pestë

  • 17.09.2021
Renditja tabelare në Superligë pas xhiros së parë, Golden Eagle Ylli në vendin e pestë

Në këtë mesajvë janë zhvilluar ndeshjet e para të edicionit 2021/2022 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja hyrëse e xhiros së parë ishte ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Dritës, ku prishtinasit kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat 56:124 (8:35, 20:28, 12:29, 16:32), takim ky i zhvilluar në kryeqytet.

Gjatë ditës së mërkurë janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së parë të Superligës.


Të mërkurën është zhvilluar ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ku Trepça ka shënuar fitore me rezultat 72:69 (16:18, 22:19, 23:15, 11:17), gjithashtu gjatë kësaj dite është zhvilluar edhe ndeshja Prizreni 16 ndaj Rahovecit, ku prizrenasit arritën ta fitojnë këtë ndeshje me rezultat 106:96 (29:30, 31:31, 22:10, 24:25).

Ndërsa, gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar edhe ndeshja e fundit e xhiros së parë të Superligës në mes të Pejës dhe Bashkimit, ku pejanët arritën fitore me rezultat 86:51.

Me përmbylljen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës, në renditjen tabelare në vendin e parë pozicionohet Sigal Prishtina me 2 pikë, duke lënë pas Pejën dhe Prizreni-16 me nga 2 pikë, ndërsa në vendin e 4-të ndodhet Trepça me dy pikë, në atë të 5-të pozicionohet Golden Eagle Ylli me 1 pikë të grumbulluar, duke lënë pas Rahovecin, Bashkimin dhe Dritën me nga 1 pikë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë