Real Madridi në kërkim të një sulmuesi

Real Madridi është vënë në kërkim të një sulmuesi, pasi numrat në sulm në këtë skuadër kanë rënë.

Karim Benzema dhe Mariano, janë dy sulmuesit e qendrës të vetëm të mbetur në “Santiago Bernabeu”, me këtë të fundit që nuk kanë shumë besim në të.

Plani i madh i Madridit dihet – blerjet e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, por aktualisht nuk mund të bahen, ku viti 2022 mbetet më i duhuri.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Reali po kërkon një sulmues, sikurse që ishte Emmanuel Adebayor i cili kaloi në këtë klub në kohën e Jose Mourinhos.

Klubi ka tashmë një listë me disa emra të njohur, ku në krye të listës është Sergio Aguero.

Argjentinasi mbetet pa kontratë në qershor dhe e njeh mirë La Ligën, pasi më parë ka luajtur te Atlético. Madridi do të përballet me konkurrencën nga PSG për Agüeron.

Një opsion tjetër është Olivier Giroud, i cili nuk po ka minuta te Chelsea.

Një opsion më pak i mundshëm është Raul de Tomas, i cili luan me Espanyol kur në La Liga 2.

Problem mbetet paga e De Tomas prej 5 milionë euro në sezon.

Propozimi më i fundit dhe më interesant është ai i Arkadiusz Milik. 26-vjeçar polak mund të largohet nga Napoli për rreth 10 milionë euro, ndërsa ka shënuar 38 herë në 93 paraqitje në Serie A.

Në listë nuk mungojnë as emrat e rinj. Dy lojtarë që aktualisht po luajnë në Eredivisie dhe pëlqen nga Real Madridi janë: Lassina Traoré (20) dhe Mayron Boadu (19) te Ajax dhe AZ Alkmaar.

Një mundësi tjetër është sulmuesi i Celtic, Odsonne Édouard. 22-vjeçari, një produkt i akademisë së PSG-së ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje për The Hoops. /Telegrafi

RAPORTO