Real Madridi e bën prioritet transferimin e Erling Haaland

29.02.2020

Real Madridi thuhet se do të bëjë gjithçka në mënyrë që të transferojë Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi. Forma e tij e lartë te Red Bull Salzburg në fillim të këtij sezoni bëri që skuadra gjermane të transferojë norvegjezin në afatin kalimtar për 20 milionë euro. Të njëjtën gjë, 19-vjeçari po e bën edhe te […]

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Erling Haaland Foto: Erling Haaland - Borussia Dortmund (GettyImages)

Real Madridi thuhet se do të bëjë gjithçka në mënyrë që të transferojë Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi.

Forma e tij e lartë te Red Bull Salzburg në fillim të këtij sezoni bëri që skuadra gjermane të transferojë norvegjezin në afatin kalimtar për 20 milionë euro.

Të njëjtën gjë, 19-vjeçari po e bën edhe te Dortmundi, derisa ka arritur të marrë vëmendjen e disa skuadrave evropiane, mirëpo Los Blancos shihen si favortë.

Sipas asaj që raporton Marca, madrilenët janë të gatshëm që të lënë Achraf Hakimin në Signal Iduna Park, pasi aktualisht është në formë huazimi.

Mbrojtësi maroken do të qëndronte te Dortmundi, derisa Real Madridi do të ofronte edhe një shumë të parave për të transferuar norvegjezin.

Mbretërit thuhet se janë në garë edhe për Timo Wernerin e Rasenball Sport Leipzig, por që prioritet e kanë transferimin e Haalandit.