Real Madridi dhe Barcelona dalin me deklarata për krijimin e Superligës Evropiane

21.12.2023

Vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) e kanë mirëpritur Barcelona e Real Madridi. Dy skuadrat e mëdha spanjolle kanë dalur me deklarata duke mirëpritur këtë vendim. “FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) në të cilin është miratuar projekti i Superligës […]

Real Madridi dhe Barcelona dalin me deklarata për krijimin e Superligës Evropiane Foto: Ilustrim

Vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) e kanë mirëpritur Barcelona e Real Madridi. Dy skuadrat e mëdha spanjolle kanë dalur me deklarata duke mirëpritur këtë vendim.

“FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) në të cilin është miratuar projekti i Superligës i propozuar nga A22 Sports. Si një nga subjektet që promovon Superligën, FC Barcelona konsideron se vendimi hap rrugën për një kompeticion të ri futbolli të nivelit të lartë në Evropë duke demonstruar kundër figurës së monopolit në botën e futbollit dhe dëshiron të ofrojë një propozim për dialog se cili duhet të jetë modeli i konkurrencës evropiane” thuhet në deklarimin e Barcelonës.

“Ne e mirëpresim vendimin e GJED-së. Në ditët në vijim do të studiojmë me kujdes shtrirjen e kësaj, me rëndësi të madhe historike. Futbolli evropian nuk do të jetë kurrë monopol dhe nga sot klubet do të jenë zotër të fatit të tyre. Ne e shohim veten të aftë për të promovuar garat që konsiderojmë. Europa e lirive ka triumfuar” thuhet në reagimin e Real Madridit.