Real Madrid mendon rikthimin e Ancelottit në pozitën e trajnerit

01.06.2021

Mediumi spanjoll “Cadena Ser” ka raportuar se Real Madrid e ka përfshirë trajnerin Carlo Ancelotti në listën e mundshëm të trajnerëve për edicionin tjetër. Ky opsion është duke u pëlqyer nga bordi i “Los Blancos” dhe kontaktet kanë nisur që katër ditë për të shikuar nëse është i lirë tekniku italian. Në fakt, edhe Everton […]

Real Madrid mendon rikthimin e Ancelottit në pozitën e trajnerit Foto: FINAL DE LA LIGA DE CAMPEONES. CHAMPIONS LEAGUE EN LISBOA. REAL MADRID - ATLETICO DE MADRID

Mediumi spanjoll “Cadena Ser” ka raportuar se Real Madrid e ka përfshirë trajnerin Carlo Ancelotti në listën e mundshëm të trajnerëve për edicionin tjetër.

Ky opsion është duke u pëlqyer nga bordi i “Los Blancos” dhe kontaktet kanë nisur që katër ditë për të shikuar nëse është i lirë tekniku italian.

Në fakt, edhe Everton është duke shikuar për trajner të ri në rast që Ancelotti vendos të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, ku kaloi mes viteve 2013-2015.

Allegri ishte prioritet, mirëpo nuk pranojë të pres për Realin, andaj mori drejtimin e Juventusit.

Ancelotti u largua nga Madrid në vitin 2015, ku e mbylli pa trofe të rëndësishëm dhe u kritikua nga bordi, sidomos nga gjendja fizike që ishte në skuadër.