Real Madrid humbet Benzema, Ancelotti: Hazard i lirë, nuk e “mbajmë me zor”

29.10.2021

Trajneri italian ka vendosur ta menaxhojë sulmuesin francez duke e lënë pushim dhe siç duket i ka dhënë prioritet ndeshjes në Champions ndaj Shakhtarit, pra nuk ka asnjë dëmtim. Nëse Benzema me 9 gola e 7 asiste është lojtari më i rëndësishëm te Reali, ndryshe paraqitet situata e Eden Hazard. Sulmuesi belg është “zhdukur” dhe […]

Real Madrid humbet Benzema, Ancelotti: Hazard i lirë, nuk e “mbajmë me zor” Foto: Ilustrim

Trajneri italian ka vendosur ta menaxhojë sulmuesin francez duke e lënë pushim dhe siç duket i ka dhënë prioritet ndeshjes në Champions ndaj Shakhtarit, pra nuk ka asnjë dëmtim.

Nëse Benzema me 9 gola e 7 asiste është lojtari më i rëndësishëm te Reali, ndryshe paraqitet situata e Eden Hazard.

Sulmuesi belg është “zhdukur” dhe nuk bën diferencën më si te Chelsea çka ka rritur zërat për një largim të tij. Vetë Ancelotti foli rreth kësaj çështjeje ku u pyet se lojtari dëshiron të largohet dhe përgjigja ishte shumë e thjeshtë.

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet, Hazard, duhet ta bëjë. Nuk kam detyruar kurrë asnjë lojtar që të qëndrojë kundër dëshirës së tij dhe nuk kam dyshime. Kjo vlen jo vetëm për Hazard por për të gjithë lojtarët”, u shpreh trajneri i cili tashmë i tregon derën belgut që ka oferta nga Anglia.