Real Madrid, Barcelona e Juventus dalin kundër UEFA-s: Kjo është e papranueshme

08.05.2021

Inicimi për themelimin e Superligës Evropiane është bërë temë serioze në botën e futbollit. 12 klubet të cilat kishin konifrmuar pjesëmarrjen në këtë ligë, tashmë 9 prej tyre janë larguar nga një nismë e tillë. Tre klubet që nuk janë larguar ende janë: Barcelona, Real Madrid dhe Juventus. Kundër Superligës Evropiane janë shprehur edhe shtëpia […]

Real Madrid, Barcelona e Juventus dalin kundër UEFA-s: Kjo është e papranueshme Foto: Ilustrim

Inicimi për themelimin e Superligës Evropiane është bërë temë serioze në botën e futbollit.

12 klubet të cilat kishin konifrmuar pjesëmarrjen në këtë ligë, tashmë 9 prej tyre janë larguar nga një nismë e tillë.

Tre klubet që nuk janë larguar ende janë: Barcelona, Real Madrid dhe Juventus.

Kundër Superligës Evropiane janë shprehur edhe shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA dhe FIFA.

klubi i Barcelonës përmes një njoftimi zyrtar kanë reaguar mbi kërcënimet që organi më i lartë i futbollit, UEFA i ka dhënë atyre.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus kanë publikuar komunikata se janë të gatshëm të diskutojnë por nuk pranojnë assesi kërcënime nga UEFA.

Në këtë komunikatë të lëshuar nga të tre klubet thuhet se shumë lojtarë janë shprehur pro krijimit të një Superlige, e cila do të ndihmonte ekonominë e këtij sporti.

“12 klubet themeluese, si dhe lojtarë të ndryshëm në futbollin evropian, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale socio-ekonomike, duke konsideruar se është thelbësore të ndërmerren reforma strukturore që synojnë garantimin e qëndrueshmërisë së sportit tonë”, thuhet në komunikatë.

FC Barcelona:

Real Madrid:

Juventus: