Ramos i hapur për bashkimin me Messin tek PSG-ja

Ramos i hapur për bashkimin me Messin tek PSG-ja

Ylli i Madridit është duke u lidhur me një kalim të mundshëm tek Liga 1 e Francës.

Kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos thuhet se është i hapur rreth mundësisë për të luajtur përkrah Lionel Messit tek Paris Saint-Germain, raporton “El Chiringuito”.

“Galaktikët” nuk i kanë ofruar ende kontratë të re Ramos, dhe si qëndron situata, ai do të bëhet agjent i lirë në fund të edicionit 2020/21.

Messi është në situatë të njëjtë tek skuadra e Barcelonës, ku është duke u spekuluar se klubi i tij i radhës do të jetë PSG, dhe kampionët e Ligës 1 të Francës dëshirojnë që Ramos t’i bashkohet gjashtë herë fituesit të Topit të Artë në “Parc des Princes”.

RAPORTO