Rahoveci mposht Yllin në Suharekë

Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale në fazën e “Play Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Rahoveci shënoi fitore me rezultatin e ngushtë 96-93 ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Fred Richardson me 25 pikë, Arian Qallaku me 22 pikë, Deshon Minnis me 21 pikë dhe Andrey Washington me 14 pikë, i udhëhoqën ‘’Vreshtarët’’ drejt fitores.

Kurse, te “Xhebsat” me lojë të mirë u dalluan Garrius Holloman me 33 pikë, Clayton Everett me 22 pikë dhe Bamballe Osby me 10 pikë.

Kujtojmë që të premtën zhvillohet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale, e cila luhet përsëri në Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.