PSG në kontakte direkte me Eden Hazard
Ndërkaq, një lojtar si Eden Hazard kanë dëshirë që ta kenë çdo skuadër, kjo pasiqë sa ishte në Chelsea ai kishte treguar aftësitë e tij të një superiori. Pas Hazardit është vënë klubi francez, Paris Saint-Germain. PSG është në bisedime direkte me përfaqësuesit e yllit belg, Eden Hazard për të bërë një transferim gjatë afatit […]
Ndërkaq, një lojtar si Eden Hazard kanë dëshirë që ta kenë çdo skuadër, kjo pasiqë sa ishte në Chelsea ai kishte treguar aftësitë e tij të një superiori.
Pas Hazardit është vënë klubi francez, Paris Saint-Germain.
PSG është në bisedime direkte me përfaqësuesit e yllit belg, Eden Hazard për të bërë një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas medias spanjolle, Marca, skuadra parisiene e di se Kylian Mbappen nuk do të mund ta mbajë, pasiqë ky i fundit dëshiron që të transferohet tek Real Madridi.
Ndërsa, Hazardi të ardhmen e tij nuk po e sheh tek Los Blancos, kështu largimi i tij pritet që të ndodhë menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni.
Eden Hazard për një shumë prej rreth 30 milionë euro mund të transferohet në Parkun e Princave dhe se të merrë fund aventura e tmerrshme e kaluar tek klubi spanjoll.
Përveç PSG-së, interesim për transferimin e belgut ka shfaqur edhe Chelsea, e cila është e interesuar që ta rikthejë atë në Stamford Bridge, aty ku Hazardi kaloi momentet më të mira të karrieres së tij.