PSG e interesuar për yllin e Bayern Munich
- 28.01.2019

Klubi francez, Paris Saint-Germain (PSG) ka shprehur interesim për talentin e Bayern Munich, Renato Sanches.
Paris Saint Germain i ka ofruar 20 milionë euro për të transferuar mesfushorin e Bayernit, Renato Sanches.
Sipas Le10Sport, skuadra franceze është duke e pritur arritjen e Leandro Paredes, por janë duke parë që të shtojnë në radhët e tyre edhe një mesfushorë.
Duket se klubi gjerman, Bayern Munich është vendosur për të mbajtur mesfushorin portugez pasi ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme këtë ofertë.