PSG, 50 milionë euro për transferimin e Haaland

01.10.2021

Përveç blerjes së Messit, Ramosit e Donnarummas, klubi francez, Paris Saint-Germain (PSG) nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Paris Saint-Germain ka ndarë mendjen që të bëjë edhe një goditje të fortë sa i përket transferimeve të lojtarëve. Për klubin francez, Erling Haaland është objektivi i radhës dhe se sipas “Gazzetta dello Sport” Mino Raiola […]

PSG, 50 milionë euro për transferimin e Haaland Foto: Ilustrim

Përveç blerjes së Messit, Ramosit e Donnarummas, klubi francez, Paris Saint-Germain (PSG) nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Paris Saint-Germain ka ndarë mendjen që të bëjë edhe një goditje të fortë sa i përket transferimeve të lojtarëve.

Për klubin francez, Erling Haaland është objektivi i radhës dhe se sipas “Gazzetta dello Sport” Mino Raiola do të kërkojë 50 milion euro pagë për yllin norvegjez.

Një shifër shumë e lartë, ndërkohë që Borussia Dortmund ka refuzuar këtë verë oferta që kapnin shifrën e 120 milion eurove dhe verën e ardhshme mund ta humbasë atë për 75 milion euro, pasi hyn në fuqi klauzola që i jep mundësinë të largohet.

Me Mbappe që me shumë mundësi i bashkohet Real Madrid, Haaland është identifikuar si pasuesi perfekt i kampionit të botës te PSG. Sigurisht kjo lëvizje kushton, pasi veç 50 milionëve pagë, Raiola do edhe pjesën e tij të “hises”.