18.06.2019, 12:17

Pogba në Real Madrid

Paul Pogba e kërkon me çdo kusht largimin nga Manchester United dhe të transferohet tek skaudra spanjolle, Real Madrid.

Pas fjalëve të mesfushorit francez gjatë kësaj jave, ku ai haptazi tregoi se kërkon largimin nga Manchester United, në Spanjë raportojnë se Reali do të jetë klubi i ri i francezit.

Sipas AS, burime shumë afër lojtarit bëjnë të ditur se Pogba tashmë ka marrë tashmë vendimin për të luajtur nën urdhrat e Zidane.

“Por do të jetë e vështirë të largohet nga atje, do të jetë një nga ato negociata që zgjasin gjatë gjithë verës”, ka thënë një burim për AS-in.

Raportoht se Reali nuk dëshiron të paguajë shifrën prej 160 milionë euroshqë Manchester kërkon, teksa nuk ka as marrëdhënie të mira me agjentin e Pogbas, Mino Raiola.

LEXO EDHE:  Messi i përgjigjet Ronaldos: S’kam pasur nevojë të gjej klub të ri

Mbetet të shihet në javët në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e Pogbas, teksa afati kalimtar në Premierligë mbyllet më 8 gusht.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.