Pochettino kërkon të largohet nga PSG-ja

02.06.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/2021 në ligën e parë të Francës si dhe sezoni i Champions League. Paris Saint-Germain në drejtim të Mauricio Pochettino përgjatë këtij sezoni nuk arriti që të fitojë as ligën e parë e as Champions League, ku në ligën franceze Lille ja rrëmbeu trofeun në ndeshjen e fundit. Pas përfundimit të këtij […]

Pochettino kërkon të largohet nga PSG-ja Foto: Ilustrim

Ka përfunduar sezoni 2020/2021 në ligën e parë të Francës si dhe sezoni i Champions League.

Paris Saint-Germain në drejtim të Mauricio Pochettino përgjatë këtij sezoni nuk arriti që të fitojë as ligën e parë e as Champions League, ku në ligën franceze Lille ja rrëmbeu trofeun në ndeshjen e fundit.

Pas përfundimit të këtij sezoni shumë klube të mëdha kanë ndryshuar trajnerët dhe e njëjta gjë kjo që ka mundësi të ndodhe edhe te Paris Saint-Germain (PSG).

Nga gjashtë muaj udhëheqje në PSG, Pochettino mund të largohet nga klubi francez, dhe se ditëve të fundit kanë vazhduar të kenë rritje zërat për një largim të mundshëm.

Njëra nga gazetat më të mëdha në Francë, “Liberation”, shkruan se argjentinasi dëshiron të largohet nga PSG-ja.

Madje kjo gazetë ka shkruar që Mauricio Pochettino ua ka shprehur dëshirën e tij drejtuesve të klubit për të dalë i lirë, përkundër faktit se ai ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.