Pochettino i gatshëm që ta lë PSG-në për Manchester United

22.11.2021

“Sportsmail” ka zbuluar se Pochettino do të ishte i përgatitur të largohej nga Paris Saint-Germain dhe të kthehej në Premier Ligë pasi Solskjaer u shkarkua të dielën. United ka vendosur trajnerin Michael Carrick në krye të detyrës, ndërsa ata kërkojnë të emërojnë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, duke sugjeruar që zëvendësuesi […]

Pochettino i gatshëm që ta lë PSG-në për Manchester United Foto: Ilustrim

“Sportsmail” ka zbuluar se Pochettino do të ishte i përgatitur të largohej nga Paris Saint-Germain dhe të kthehej në Premier Ligë pasi Solskjaer u shkarkua të dielën.

United ka vendosur trajnerin Michael Carrick në krye të detyrës, ndërsa ata kërkojnë të emërojnë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, duke sugjeruar që zëvendësuesi i përhershëm i Solskjaer mund të mos vendoset deri në verë.

Megjithatë, kuptohet se Pochettino është gati të largohet nga PSG tani për shkak se është i pakënaqur në kryeqytetin francez.

Pochettino ishte shumë i lidhur me punën e United kur Solskjaer zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor 2018 dhe ende admirohet nga hierarkia e Old Trafford.

Në mënyrë intriguese, argjentinasi 49-vjeçar do të jetë në qytet të martën përpara ndeshjes së PSG-së me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve të mërkurën, megjithëse kuptohet se United nuk kishte bërë ende kontakte me të të dielën mbrëma.