Philippe Coutinho e ka zgjedhur ekipin e ardhshëm

Philippe Coutinho pritet të rikthehet në Angli dhe kjo gjë po konfirmohet nga dita në dita. Detaji më i fundit që e nxjerr zbuluar brazilianin është biseda që ka pasur me Glen Johnson.

Mediat angleze shkruajnë se Coutinho ka pasur një bisedë me ish-mbrojtësin e Chelseat dhe Liverpoolit, ku e ka pyetur për Blutë e Londrës, që me shumë mundësi do të jenë ekipi i tij i ardhshëm.

Chelsea pritet të përmbushë kërkeksat e Barcelonës që kërkon rreth 90 milionë euro për kartonin e fantazistit, i cili pëlqehet nga trajneri Frank Lampard.

RAPORTO