Orari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në shtator

24.08.2021

Pas disa muajve pushim, muaji shtator do të jetë intensive për Kombëtaren e Kosovës në futboll. Me fillim të muajit shtator Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Katar në vitin e ardhshëm. Kosova do t’i luajë tri (3) ndeshje kualifikuese, dy prej tyre do […]

Orari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në shtator Foto: Kombëtarja e Kosovës

Pas disa muajve pushim, muaji shtator do të jetë intensive për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Me fillim të muajit shtator Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Katar në vitin e ardhshëm.

Kosova do t’i luajë tri (3) ndeshje kualifikuese, dy prej tyre do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me datën 2 shtator, ‘Dardanët’ do të udhëtojnë për zhvillimin e ndeshjes ndaj Gjerogjisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Ndërsa, më 5 shtator Kombëtarja e Kosovës do ta pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ky takim do të luhet me fillim prej orës 20:45.

Ndeshjen e fundit të shtatorit, Kosova po ashtu e zhvillon në “Fadil Vokrri”, ku më 8 shtator e pret Spanjnën, kjo ndeshje pritet të zhvillohet nga ora 20:45.