OFFROAD Theranda ‘rritë’ temperaturat në Suharekë!
- 01.12.2018
- 0 komente
Mbështetur nga asambleja komunale, OFFROAD Theranda të dielën organizon turneun e parë Off Road në Therandë. Jemi të nderuar të ftojmë të gjithë tifozët dhe klubet nga Kosova dhe jashtë vendit për t’u bërë pjesë e kësaj gare ekstreme, shkruan OFFROAD Theranda në Facebook.

Sipas njoftimit gara do të zhvillohet në dy kategori (të lehtë dhe të vështira). Kjo garë do të zhvillohet më 02.12.2018, duke filluar nga ora 09:00.
Gara mbahet mbrapa Damperit në Shirokë, mbi pyllin e qytetit. Regjistrimi për të interesuarit është pa pagesë dhe bëhet më 01.12.2018.
KOMENTE0
Leave a Reply