Neymar: Dua të transferohem vetëm në Barcelonë

Ylli i PSG-së, Nemyar ka thënë se dëshiron të transferohet vetëm në Barcelonë, duke hequr dyshimet për një kalim të mundshëm në Real Madrid.

Kapiteni i Brazilit dëshiron të largohet nga “Parku i Princave” dhe ka kërkuar nga klubi i tij aktual që sa me shpejtë të fillojnë negociatat para se të përfundojë afati kalimtar.

PSG kërkon 222 milionë euro për të, aq sa kanë paguar kur e transferuan lojtarin 3 vite me herët.

Më parë, ishte raportuar se presidenti i Realit, Florentino Perez është në bisedime me të atin e Neymar për ta transferuar brazilianin në Madrid, por Reali nuk është në preferencat e brazilianit.

RAPORTO