Nesër sfida e tretë “finale” e KB Yllit kundër KB Rahovecit

Dje skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në fazën e “Play Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll, por nesër do të jetë sfida e tretë “finale” për Yllin si dhe për Rahovecin.

Dje në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Rahoveci shënoi fitore me rezultatin e ngushtë 78-80 ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Po ashtu edhe të martën më 24 prill ishte ndeshja e parë në fazën e “Play Off-it”, ku KB Golden Eagle Ylli pësoi humbjen me rezultat të ngushtë 93-96.

Por, nesër është sfida e tretë për Yllin dhe për Rahovecin, ku do të luhet ndeshja e tretë gjysmëfinale të Play Off-it, kjo ndeshje do të luhet në Rahovec në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”, duke filluar nga ora 19:00.

Skuadrës së Rahovecit i duhet edhe njē fitore ndaj Yllit për të arritur njē tjetër finale atē të kampionatitit.

Kujtojmë se në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.