Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Trepça

26.10.2021

Ky xhiro do të na sjell ndeshje interesante, ku spikat dueli në Suharekë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim prej orës 19:00, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë. Po ashtu, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se nesër nga ora 18:30 do të bëhet prezantimi […]

Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Trepça Foto: Ilustrim

Ky xhiro do të na sjell ndeshje interesante, ku spikat dueli në Suharekë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim prej orës 19:00, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Po ashtu, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se nesër nga ora 18:30 do të bëhet prezantimi i Superkupës Mbarëkombëtare në palestër. Biletat mund ti bleni ne ditën e ndeshjes në: AP store te Sheshi, Kiosk Flori te Shtëpia Shendetit.

Më tej, KB Ylli ka bërë të ditur se shikuesit në palestrat sportive duhet të respektojnë masat mbrojtëse: Respektimi i distancës 1,5 metra, vendosjen e maskës (mbi hundë) dhe ulëset 1 në 3 ulëse. Si dhe të posedojnë dëshmitë: Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë kundër COVID-19. Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjes.

Ndryshe, në xhiron e 8-të të Superligës do të zhvillohen edhe ndeshjet Rahoveci – Prizreni 16, Sigal Prishtina – Drita dhe Bashkimi – Peja.