Nesër ndeshja Kosova U19 – Shqipëria U19

Kombëtarja U19 e Kosovës nesër do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren U19 të Shqipërisë.

Kjo miqësore do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00. Ndërkohë, miqësorja e dytë ndërmjet tyre do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta parë formën e ekipit dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Kombëtarja U19 është grumbulluar në hotel “Venus”, derisa për këtë ndeshje përzgjedhësi Krasniqi ka ftuar 23 futbollistë.

Lista e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë: Petrit Terziu, Auron Loxha, Arlind Shabani, Bujar Pllana, Albin Prapashtica, Kastriot Qorolli, Adonis Aliu, Adi Hyla, Blend Morina, Altin Bytyqi, Albin Berisha, Endrit Demolli, Gentrit Halili, Muhamet Hyseni, Albin Krasniqi, Kevin Halabaku, Veton Tusha, Artan Asani, Granit Berisha, Leonard Uka, Valon Zumberi, Roni Juniku, Leonard Ukaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.