Ndeshjet e shtatorit, Dardanët nisën për në Gjeorgji

01.09.2021

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur sot në mëngjes për në Batumi të Gjeorgjisë, ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Dardanët i kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa sot pasdite në orën 19:00 sipas kohës lokale në Gjeorgji, të […]

Ndeshjet e shtatorit, Dardanët nisën për në Gjeorgji Foto: Ilustrim

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur sot në mëngjes për në Batumi të Gjeorgjisë, ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Dardanët i kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa sot pasdite në orën 19:00 sipas kohës lokale në Gjeorgji, të përzgjedhurit e Bernard Challandes do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes së të enjtes.

Dardanët do të kenë mundësinë të ambientohen me fushën e stadiumit “Batumi Arena”, i cili do të inaugurohet pikërisht këtë mesjavë.

Atmosfera në kampin e Kombëtares së Kosovës është mjaft e mirë dhe të gjithë shpresojnë për rikthim tek rezultatet pozitive.