Ndeshje e veçantë për Sergio Ramos, Ajax – Real Madrid

14.02.2019

Ajax dhe Real Madrid aktualisht janë duke e zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. E kjo ndeshje është e veçantë për kapitenin e madrilenëve, Sergio Ramos. Për 32 vjeçarin kjo do të jetë ndeshja e 600-të me fanellën e Realit në të gjitha garat, kështu duke u bërë […]

Ndeshje e veçantë për Sergio Ramos, Ajax – Real Madrid Foto: Ilustrim

Ajax dhe Real Madrid aktualisht janë duke e zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

E kjo ndeshje është e veçantë për kapitenin e madrilenëve, Sergio Ramos.

Për 32 vjeçarin kjo do të jetë ndeshja e 600-të me fanellën e Realit në të gjitha garat, kështu duke u bërë lojtari i shtatë në histori të ”Los Blancos” me më së shumti paraqitje.

Lojtari me më së shumti paraqitje për Real Madridin mbetet legjenda spanjolle, Raul Gonzales, me gjithsejtë 741 ndeshje të zhvilluara për klubin mbretëror.