Ndeshja Ballkani – LLapi, “luanët” e Ismet Munishit kërkojnë tre pikë

Sot zhvillohet ndeshja interesante në mes të Ballkanit dhe Llapit në kuadër të javës së 29-të të Superligës në futboll.

Në ndeshjën që zhvillohet në Suharekë duke filluar nga ora 17:00, Ballkani do mundohet t’i merr tri pikë nga ky duel duke u munduar ta shfrytëzoj rezultatin e takimit Gjilani – Prishtina dhe për të qëndruar në hap me kreun e kampionatit.

Në anën tjetër, Llapi vjen pas humbjes së madhe në shtëpi nga Drita, dhe nuk e ka të sigurtë mbijetesën pasi që është vetëm 5 pikë larg zonës së kuqe.

Sfida ndaj Llapit duket të jetë e lehtë për ekipin e Ismet Munishit, duke pasur parasysh që në ndeshjet e fundit Ballkani ka treguar një performancë tejet të mirë.

LEXO EDHE:  Europa League/ Sot në fushë Inter e Manchester United

Në ndeshjen e së shtunës suharekasit kanë shënuar fitore me rezultatin 5:1 kundër Dukagjinit të Klinës, në një ndeshje ku shkëlqeu Blendi Baftiu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.