Nagelsmann e do Rashicën te Bayern Munich

Nagelsmann e do Rashicën te Bayern Munich
Çlirim Gashi

07.06.2021 / Sport


Bayern Munich është i interesuar për transferimin e yllit të Werder Bremen, Milot Rashica.

Sulmuesi që ishte huazim nga Juventus, Douglas Costa do largohet në verë, derisa mesa duket në listën e trajnerit të ri, Julian Nagelsmann ndodhet edhe ylli nga Kosova, raporton tz.de.

Bayern në të kaluarën ka shprehur interesim për Rashicën, njësoi si Naglesmann që ishte shumë pranë ta transferonte te Leipzig verën e kaluar.

Shenjat që një transferim mund të realizohet janë vërtet të mundshme, meqenëse vetë lojtari do pranonte t’i bashkohej “Bavarezzëve”.

Njëjtë si Werder, edhe Rashica kaloi një edicion të tmerrshëm, që ka bërë që vlera e tij të zbritet nga 35 milionë euro në 12 milionë euro.

24-vjeçari ka pësuar lëndime të shpeshta dhe ka shënuar vetëm tri gola, edhe pse nuk mund të flitet për kualitetin e tij, ngase është ndër lojtarët më të shpejtë në Bundesliga.

Sipas Kicker, në kontratën e Rashicës ekziston klauzola e lirimit me vlerë 15 milionë euro.

Sidoqoftë, interesim për Rashicën kanë shprehur edhe disa klube nga Anglia dhe Italia.

RAPORTO