Modriç refuzon kontratën e re të Real Madridit
Luka Modriç fituesi i topit të artë (Ballon d’Or), nuk pranoi të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën spanjolle, Real Madrid. Sipas disa njoftimeve, Luka Modriç nuk është i kënqur me kushtet e ofruara nga skuadra spanjolle, Real Madrid. Mesfushori Kroat, që nga vera ka dëshiruar të largohet nga Real Madrid i cili ka kontratë […]
Luka Modriç fituesi i topit të artë (Ballon d’Or), nuk pranoi të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën spanjolle, Real Madrid.
Sipas disa njoftimeve, Luka Modriç nuk është i kënqur me kushtet e ofruara nga skuadra spanjolle, Real Madrid. Mesfushori Kroat, që nga vera ka dëshiruar të largohet nga Real Madrid i cili ka kontratë deri në vitin 2020.
Megjithatë, skuadra spanjolle nuk është duke u dorëzuar dhe sipas disa njoftimeve Madrilenët do ti bëjnë ofertë të re Luka Modriçit, që ta bindë kroatin të qëndroj në skuadër.