Milot Rashica ‘shënjestër’ e klubeve angleze

20.02.2019

Milot Rashica është duke kaluar nepër një formë të mirë ndeshjet e fundit me Werder Bremen në Bundesligë, ku shumë skuadra angleze kanë shprehur interesim për Rashicën. Dy gola me Werder Bremen në fundjavën e shkuar bënë që emri i Milot Rashicës të lakohet nga të gjitha mediet në Gjermani dhe jo vetëm.  Për sulmuesin […]

Milot Rashica ‘shënjestër’ e klubeve angleze Foto: Ilustrim

Milot Rashica është duke kaluar nepër një formë të mirë ndeshjet e fundit me Werder Bremen në Bundesligë, ku shumë skuadra angleze kanë shprehur interesim për Rashicën.

Dy gola me Werder Bremen në fundjavën e shkuar bënë që emri i Milot Rashicës të lakohet nga të gjitha mediet në Gjermani dhe jo vetëm. 

Për sulmuesin e Kosovës, së fundi kanë dalë zëra se Crystal Palace interesohet për ta blerë nga klubi gjerman në merkaton e verës. Londinezët do të përballen me largimin e Wilfried Zaha në fund të sezonit dhe Rashica shikohet si alternativa e duhur pasi ai mund të luajë në krah të sulmit, por edhe në qendër, raporton Telesport.

22-vjeçari nga Vushtrria e Kosovës u ble për 7 milionë euro nga Vitesse, por vlera e tij sa vjen e rritet dhe e ardhmja e tij shikohet në Premier League, ashtu siç ndodhi me Xhakën, Shaqirin dhe Mustafin.